SCP-4999

Numri: SCP-4999

Klasa e kontrollit: Keter

Masat speciale te kontrollit: Nga paaftësia ose mugesa e dëshirës për t’u shfaqur jo më shumë se një personi, si edhe vdekje e menjëherëshme e dëshmitarit, SCP-4999 është i vetë kontrolluar. Cdo reportim i shfaqjes së SCP-4999 i kapur në kamera sigurie ose në foto janë për t’u hetuar dhe cdo media është për t’u konfiskuar. Të gjithë dëshmitarët e dorës së dytë të popullatës civile janë për t’iu fshirë kujtesën.

Përshkrimi: SCP-4999 është një krijesë humanoide e një origjinie dhe përbërje të panjohur. Paraqitja e tij fizike varion, por me floke të errëta në shumicën e paraqitjeve. Si pasojë e shfaqjeve të rralla të mbledhura për SCP-4999, si edhe rrethanave specifike në të cilat ai shfaqet, shumë pak të dhëna janë mbledhur për naturën ose qëllimin e tij. Por sjellja e tij është e njëjtë në të gjitha shfaqjet e regjistruara.

SCP-4999 do të shfaqet vetëm tek një person në kohë. Të gjithë subjektet e regjistruara kanë qenë me sëmundje të rënda, me dëmtime kritike ose në shtratin e tyre të vdekjes me 4999 të shfaqur pranë tyre jo më shumë se 20 minuta para vdekjes së individit. 4999 nuk do të shfaqet në qoftë se subjekti është në koma, në gjumë ose i pandërgjegjshëm. Gjithashtu nuk do të shfaqet nëse subjekti është në kujdesin e personave të tjerë ose i vëzhguar nga dikush.

Pas shfaqjes ai do të ulet përballë shtratit të subjektit. Nëse nuk ka mobilje për t’u ulur atëherë ai do të qendrojë në këmbë. Pasi të ambientohet, ai do të nxjerri një pako cigaresh nga xhepi i majtë i xhaketës dhe do t’i ofrojë një subjektit. Nëse subjekti pranon ai do të verë një cigare në gojën e tij dhe një në të vetën dhe i ndez. Nëse subjekti nuk pranon atëherë ai ndez një vetëm për vete. Ai do të bëjë kontakt fizik me subjektin duke i mbajtur dorën ose duke vënë krahun e tij mbi shpatullën e subjektit.

SCP-4999 do të qendrojë me subjektin i heshtur dhe i palëvizur deri sa ai të vdesë.

SCP-4999 nuk është parë të kryejë asnjë aktivete e tjetër dhe pasi subjekti vdes ai zhduket duke lënë pas subjektin dhe cigaren e cila qëndron si prova e vetme e ekzistencës së tij.

Asnjë subjekt deri tani nuk është parë të frikësohet ose t’i rezistojë 4999, as nuk kanë provuar të bisedojnë me të edhe pse e kanë dalluar presencën e tij duke e parë në sy, duke ndjerë prekjen e tij, duke filluar të qajnë kur e vënë re ose kur e falenderojnë për dhënien e cigares.

Personat të ndikuar nga SCP-4999 ndajnë disa tipare specifike. Studimet tek subjektet e indetifikuar kanë treguar se SCP-4999 ka më shumë shance të shfaqet tek personat të cilët:

  • Jetojnë vetëm;
  • Nuk janë fetarë;
  • Janë të pastrehë;
  • Janë diagnostikuar me probleme mendore;
  • është një veteran ushtarak;
  • Nuk ka kryer krime të rënda;
  • Nuk ka ndonjë pjesëtar të familjes gjallë;
  • është i pamartuar ose i mungon një partner;
  • Ka pak ndikim në shoqëri;
  • Nuk shfaq talente të vecanta personale
  • Ka pak persone me të cilët shoqërohet

Testime që përfshijnë SCP-4999 nuk janë të autorizuara dhe të provuara për shkak të rrethanave të shfaqjes, si edhe shqetësimeve etike.

Zbulimi: SCP-4999 u zbulua fillimisht si rezultat i përfshirjes së tij në legjenda urbane si edhe pamje të tij të kapura nga kamera sigurie nëpër spitale në të gjithë botën. Një program misinformimi u vendos në efekt nga Fondacioni, dhe SCP-4999 u regjistrua në mënyrë zyrtare në 27 Nëntor 1998.

Në vitet që vijuan pas klasifikimit të SCP-4999, studime të mëtejshme u bënë dhe kanë sugjeruar se edhe pse provat e SCP-4999 janë bërë më të zakonshme në kohët moderne të fotografisë, prova dhe tregime të ndryshme për SCP-4999 kanë ekzistuar përgjatë të gjithë historisë. Në disa raste edhe para civilizimit njerëzor.

Nuk është kuptuar se si kulturat para-moderne kanë qenë të mundura të dokumetojnë presencën e SCP-4999. Hetimi po vazhdon.

Unless otherwise stated, the content of this page is licensed under Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 License